Sumatra, 10 Qershor NOA - Në këte foto ju mund të shihni Turinah, një grua indoneziane e cila thuhet se ka mbushur plot 157 vjeç. Të afërmit e saj e kanë fotografuar teksa po qëronte disa prej qepëve të copëtuar në shtëpinë e saj në një fshat në jug të Sumatra.
Zbulimi i saj u bë nga disa zyrtarë të qeverisë, gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë. Ajo vetë ka pohuar se ka lindur në vitin 1853.
“Nuk ka dokumente zyrtare për të provuar vërtetësinë e këtij fakti, por duke gjykuar nga deklaratat e saj dhe moshën e vajzës së adoptuar, tashmë 108 vjeç, është e vështirë të dyshohet”, - tha një funksionar i zyrës së statistikës zyrtare, Johnny Sardjono.
Turinah është ende aktive, bën punët e shtëpisë dhe pohon se ka pirë cigare për më të shumtën e jetës së saj.
r.b/NOA