Tiranë, Shuhet Zjarri Që Përfshiu Një Fast Food Në Rrugën E Elbasanit
TIRANË, 9 Qershor /ATSH - M.Shkurta / - Një zjarr i fuqishëm përfshiu mesnatën e së martës një Fast Food në afërsi të ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke shkatërruar thuajse të gjithë lokalin, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Policia e rendit, që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, bëri evakuuimin e banorëve të pallatit për shkak të ndonjë asfiksie të mundshme.
Ndërkohë, forca të shumta zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit në kohë të shpejtë. Policia ende nuk ka të dhëna për shkakun e këtij zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për verifikimin e plotë të ngjarjes./s.s./