English

Turqi - Arrestohen 17 Të Dyshuar Anëtarë Të Celulës Së Al-Kaidës Në Vend

ANKARA, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Policia turke arrestoi sot 17 të dyshuar anëtarë të një celulë të al-Kaidës në Turqi, gjatë një operacioni të zhvilluar në disa rajone kundër një rrjeti islamik, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolli. Arrestimet e bëra nga zyra e antiterrorizmit nisën dje në provincën Konya, bastion islamik në qendër të Turqisë dhe janë shtrirë në tre provinca të tjera fqinje, theksoi agjencia. Policia turke kryen rregullisht me arrestime të në shumë rajone ku strehohen elementë të rrjetit islamik në Turqi. Në janar, rreth 120 persona u arrestuan gjatë një operacioni zinxhir në rajonet turke kundër al-Kaidës. Një celulë turke e al-Kaidës konsiderohet nga autoritetet vendase përgjegjëse për atentatet e vitit 2003 në Stamboll kundër dy sinagogave, konsullatës britanike dhe bankës britanike 'HSBC', ku mbetën të vdekur 63 persona, ndër të cilët edhe konsulli britanik./ /i.p/
KOMENTE