English

Turqi - Policia Sekuestron 166 Kilogramë Heroinë

STAMBOLL, 9 qershor /ATSH-MIA/ - Policia e Stambollit për luftën kundër narkotikëve zbuloi dhe konfiskoi 166 kilogramë heroinë si edhe arrestoi tre persona, njoftuan burime policore. Droga u zbulua në një magazinë dhe në një kamion në lagjen e Stambollit ''Esenler''. Magazina ishte në pronësi të një grupi kriminal, pjesë nga rrjeti ndërkombëtar për tregti ilegale me narkotikë. Destinacioni i fundit i heroinës ishte Britania e Madhe. Droga ishte fshehur në 680 pako të vogla./ a.jor.
KOMENTE