English

Afganistan - Një Ushtar I Nato-S Humb Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Një ushtar i Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF), e përbërë nga forcat e NATO-s në Afganistan, ndërroi jetë sot në jug të vendit, njoftoi ISAF. Në një komunikatë të shkurtër për shtyp në të cilën nuk cilësohet kombësia e viktimës, thuhet vetëm se ushtari mbeti i vrarë nga shpërthimi i një pajisjeje shpërthyese të improvizuar (ied). Nga fillimi i vitit 2010, 250 ushtarë të huaj kanë humbur jetën në Afganistan, dhe 30 nga fillimi i qershorit. /e.v/
KOMENTE