Johanesburg, 11 Qershor 2010 NOA - Është zhvilluar seanca e dytë stërvitore për ekipin përfaqësues të Italisë në tokën afrikane dhe duhet thënë se kanë ardhur sinjale tepër pozitive për teknikun e saj, Marçelo Lipi.
Marchisio dhe Camoranesi kanë punuar rregullisht me pjesën tjetër të lojtarëve, ku mund të themi se rikuperimi i tyre është plotësuar dhe i vetmi lojtar që nuk ka qenë pjesë e grupit mbetet mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, i cili vazhdon të vuajë dëmtimin e tij.
Kështu mund të themi se në ambientin e klubit italian optimizmi është rritur dhe lojtarët janë mjaft të gatshëm për të filluar këtë Botëror.
r.b/NOA