English

Afrikë e Jugut 2010, Franca në kaos të vërtetë

Johanesburg, 11 Qershor 2010 NOA - Franca është në një kaos të vërtetë. Janë të shumta problemet që po ndjekin këtë skuadër momentalisht ku për këtë arsye ka patur ndërhyrje dhe nga vetë presidenti, Nikolas Sarkozy.

Ai i ka bërë një telefonatë teknikut të Francës, Domenech, duke i theksuar se i gjithë populli është shumë pranë ekipit dhe i ka kërkuar të qetësojë gjendjen e krijuar në ambientet e ekipit dhe arrijë në realizmin e një grupi sa më të përgatitur si moralisht ashtu dhe fizikisht për debutimi e tyre në këtë Botëror.

Flitet se në brendësi të organikës së lojtarëve janë të shumtë ata që kërkojnë largimin e Gourcuff nga lista e lojtarëve dhe zëvendësimin e tij me Diaby. Një tjetër problem është mungesa e Henry në këtë Botëror, ku për këtë fakt senatorët e ekipit janë tepër të zhgënjyer nga kjo zgjedhje e Domenech pasi dëshironin që Thierry të luante përkrah tyre.

Problem mbas problemi këto që po shfaqen për përfaqësuesen franceze e cila në këtë prag Botërori do të fillojë me një gjendje tepër të tensionuar.

r.b/NOA

KOMENTE