Johanesburg, 10 qershor 2010 NOA - Ka lojtarë që ne gjithmonë dëshirojmë t’i shohim në fushën e lojës, ato për të cilët paguhen biletat në stadium, ato për të cilët ka duartrokitjet nuk mungojnë dhe ata që na bëjnë të gëzojmë në PlayStation. E përkthyer janë yjet e Botërorit.
Është munduar të bëhet një përmbledhje e një liste prej shtatë lojtarësh, ku mund të mungojnë dhe disa emra mjaft të rëndësishëm, (Drogba dhe Robben mbi të gjithë) të cilët mund të jenë yjet e vërtetë të këtij Botërori që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Lionel Messi (Argjentinë) – Ai mund të themi se është lojtari më i pritur ngatë gjithë spektatorët ku në këtë sezon ka arritur të shënojë plot 47 gola. Një sasi e tillë nuk mund të bëjë konfirmimin e tij si fitues i Topit të Artë dhe kjo në qoftë se ekipi i tij përfaqësues i Argjentinës nuk arrin një sukses në këtë eveniment.
Në qoftë se Messi do të korrte një sukses në këtë Botëror mund të themi se ai do të cilësohej si një ndër lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave dhe për këtë fakt është i bindur vetë trajneri i ekipit Diego Armando Maradona.Cristiano Ronaldo (Portugali) - Është një lojtar tepër intensiv dhe nuk është mësuar aspak të humbasë. Këtë sezon ka luajtur në skuadrën e Realit të Madridit dhe ka konfirmuar dhe një herë tjetër cilësitë e tij.
“Mendoj se është momenti i duhur për të arritur një sukses me përfaqësuesen time të Portugalisë”, - deklaroi ai.Uesli Sneijder (Holandë) - Me Robben dhe lojtarët e tjerë të Holandës mund të themi se Sneijder mund të shkëlqejë në këtë Botëror.
I vlerësuar së tepërmi nga Murinjo numri 10 i Holandës ka treguar vlerat e tij tek Inter ku me këtë skuadër arriti të fitonte tre trofetë e mundshëm të këtij sezoni. Ai është shprehur tepër i gatshëm për të arritur finalen e këtij Botërori me Holandën.
Kaka (Brazil) – Edhe pse ky sezon nuk ka qenë ndër më të mirët në karrierën e tij si arsye e dëmtimeve që e kanë ndjekur, sërish Ricky Kaka mbetet një emër tepër i fortë në këtë listë të yjeve të Botërorit.
Përfaqësuesja e tij e Brazilit ka një organikë tepër solide dhe cilësore, ku Kaka mund të nxjerrë në pah talentin e tij, për të arritur në një sukses të mundshëm me ekipin e drejtuar nga Dunga.
Wayne Rooney (Angli) - Është sezonin e tij dhe mënyra më e mirë për ta përfunduar do të ishte një triumf me përfaqësuesen e Anglisë.
Rooney është një ndër sulmuesit më të mirë në botë për momentin dhe ky është lajmi më i mirë për teknikun e përfaqësueses Angleze Fabio Kapelo.
Italiani e vlerëson së tepërmi Rooneyn, ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë dhe optimizmin e tij për të dalë fitimtar në këtë eveniment.
Fernando Torres (Spanjë) – Ka qenë një sezon i mbushur me dëmtime për Feranadno Torres por, të gjithë e dinë se në evenimente të tilla me përfaqësuesen e tij të Spanjës, “El Nino” ka shfaqur gjithmonë talentin dhe fuqinë e tij të vërtetë duke i mrekulluar të gjithë me lojën dhe golat.
Shpresojmë që në këtë Botëror, Fernando Torres të kalojë çdo vështirësi që ka tek Liverpul dhe të shfaqë talentin e tij real.
Franck Ribery (Francë) – Ylli i skuadrës gjermane të Bajernit të Munihut nuk mund të lihej pa qenë pjesë e kësaj liste. Me ekipin e tij këtë sezon arriti të fitonte dy trofe dhe mungesa e tij në finalen e Ligës së kampionëve rezultoi fatale për ekipin e Van Gaal.
Tashmë ai ka një objektiv tepër të qartë finalen e Botërorit me Francën e tij ku për këtë arsye është shprehur i gatshëm të ofrojë fuqi dhe cilësi tek ekipi i tij.
r.b/NOA