Johanesburg, 10 qershor 2010 NOA - Nuk duhet të jetë një dëmtim i rëndë muskulor ai që ka përfshirë mesfushorin e Spanjës Andreas Iniesta. Gjatë ndeshjes miqësore kundër Polonisë, tekniku Vicente Del Bosque, ka vendosur të mos e rrezikojë dhe e ka zëvendësuar lojtarin.
Ditën e sotme mjeku i ekipit kombëtar, Oskar Celada, ka qetësuar tifozët e skuadrës spanjolle duke bërë të ditur se dëmtimi i Iniestës nuk është tepër i rëndë por, bëhet fjalë vetëm për një plagë të lehtë në muskujt e kofshës së tij.
“Vendosëm të zëvendësonim Iniestën që në momentin që na pohoi se nuk ndihej mirë. Dëmtimi nuk rezultoi i rëndë por, gjithsesi ne duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm”, këto ishin fjalët e mjekut të përfaqësueses spanjolle.
r.b/NOA