English

Arrestohet 55 vjeçari, vjedh artikuj me vlerë 3 mijë lekë

Shkodër, 10 Qershor, NOA – Kishte dalë që në orët e para të mëngjesit për të vjedhur dhe është kapur në flagrancë.

Vjedhja e një sërë materialesh me vlerën 3 mijë lekë kanë çuar në pranga të policisë së Shkodrës, 55 vjeçarin Viktor Vukaj , banor i lagjes “Perlat Rexhepi”.

Vukaj, u kap në flagrancë, ndërsa mëngjesin e sotëm, në lagjen “Daniel Matlija” të qytetit të Shkodrës, theu vitrinat e një dyqani privat me artikuj të ndryshëm.

Nga raporti hetimor bëhet e ditur se në dyqan ishin vjedhur disa materiale me vlerën 3 mijë lekë.

Pas identifikimit të Vukaj, ai u ndalua për veprën penale të vjedhjes.

mit/NOA

KOMENTE