English

Arrestohet dy zyrtarë në Pejë, akuzohen se shpërdoruan postin

Pejë, 10 Qershor, NOA – Dy zyrtarë në Pejë janë arrestuar nga forcat policore për shpërdorim të detyrës zyrtare, në vazhdimësi të aksionit për hetimin e krimeve ekonomike dhe akteve korruptive.

Mësohet se ata janë një zyrtar i filialit të bankës NLB në Klinë, me emrin Matej.B. si dhe një agjent kreditues i KRK-së, Mujë G.

I pari dyshohet se ka lejuar një person i cili është arrestuar para dy ditësh të tërheqë kredi me dosje të falsifikuara. Ndërsa i dyti dyshohet se në bashkëpunim ka përvetësuar të holla, duke përgatitur dosje të falsifikuara dhe duke mashtruar klientët e këtij institucioni mikro-financiar.

Deri tani, konfirmohet se prej tyre janë mashtruar së paku rreth 32 persona.

Ndërkaq, Policia e Kosovës është duke hetuar mbi ngjarjen, duke tentuar të nxjerrë fakte të reja dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të dy të ndaluarve.

n.e/NOA

KOMENTE