English

Arrestohet në Angli pas tetë vitesh në kërkim

Elbasan, 10 qershor, NOA – Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se ka bërë arrestimin e katër të kërkuarve për vepra të ndryshme penale, si dhe është në pritje të një ekstradimi nga Anglia, për një të dënuar për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Kaprri, 31 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Vrasjes me paramendim”.

Ka qenë policia e Elbasanit ajo që ka siguruar adresën e saktë të tij në Angli dhe më pas ka njoftuar policinë angleze për të bërë arrestimin. “Nga informacionet e grumbulluara nga Drejtoria Policisë së Qarkut Elbasan, si dhe nga Interpol Tirana, u bë i mundur sigurimi i adresës së saktë të tij në shtetin anglez dhe kapja e tij nga organet policore angleze, ku pritet ekstradimi i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kaprri ka lindur në Cërrik dhe më banues në Elbasan lagja “28 Nëntori”, Ai është shpallur në kërkim nga policia në vitin 2002 për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, ndaj shtetasit Ylli Pepa. Ngjarja ka ndodhur në Angli dhe Kaprri e ka goditur me thikë Pepën duke i shkaktuar vdekjen.

m.xh/NOA

KOMENTE