Axhenda Ndërkombëtare 10 Qershor 2010
---------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
BOTËRORI 2010 NË AFRIKËN E JUGUT
SOVETO (Afrikë e Jugut) - Koncert para hapjes së Botërorit 2010 të futbollit me pjesëmarrjen e yllit kolumbian, Shakira, amerikanët Alicia Keys dhe John Legend, Angelique Kidjo dhe Amadu dhe Mariam.
TEHERAN - Irani hedh poshtë sanksionet ndërkombëtare miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për ushtruar presion mbi ndërprerjen e programit të pasurimit të uraniumit dhe studimin e strategjisë përballë izolimit të tij.
TË TJERA
---------------
JERUSALEM - Vazhdojnë diskutimet dhe kontaktet me SHBA-në në kuadër të krijimit të një komisioni mbi sulmin e përgajkshëm kundër flotiljes për në Gaza.
PARIS - Kryeministri rus, Vladimir Putin mbërrin në Paris për një vizitë zyrtare. Darkë në mbrëmje me homologun francez, François Fillon.
PARIS - Takim në Paris mes ministrit spanjoll të Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos, në emër të BE-së dhe homologut kubanez, Bruno Rodriguez.
HAGË - Liberalët kryesojnë me një vend ndaj laburistëve në zgjedhjet parlamentare të parakohshme organizuar dje në Holandë, sipas rezultateve paraprake, publikuar pas numërimit të 88 për qind të votave.
BERLIN - Këshilli Evropian i 17 qershorit po përgatitet në Berlin ku kancelarja Angela Merkel pret presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle do të presë zëvendëskryeministrin dhe shefin e diplomacisë britanike, Nick Clegg dhe William Hague.
BRUKSEL - Takim i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
BRUKSEL - Konferencë shtypi në Parlamentin evropian me koordinatorin e BE-së për luftën kundër terrorizmit.
BRUKSEL - Prezantohet nga Komisioni Evropian raporti vjetor mbi cilësinë e ujrave në Evropë.
ROMË - Kryeministri, Silvio Berlusconi pret homologun spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero.
VATIKAN - Papa Benedikti XVI pret kryeministrin spanjol Hose Luis Rodriguez Zapatero.
UASHINGTON - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas do të takohet me John Kerry, presidenti i Punëve të Jashtme në Senat./
/ec/ a.jor.