English

Be-Ja Shqyrton Mundësitë Për Sanksione Të Tjera Shtesë Ndaj Iranit

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për sanksione kundër Iranit që i tejkalojnë ato të ndërmarra dje në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe subjekti do të jetë në rend të ditës në takimet e javës së ardhshme, njoftuan sot disa burime diplomatike. Kjo mundësi u diskutua sot nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Bruksel, në kuadër të një takimi të Ministrave të Jashtëm që do të zhvillohet të hënën në Luksemburg, parapërgatitor për një samit të drejtuesve të vendeve evropiane të parashikuar për të enjten në Bruksel, njoftoi burimi diplomatik evropian. Qëndrimi evropian në parim mund të vendoset dhe të përcaktohet gjatë këtij samiti, por hollësitë për masa envetuale shtesë mund të presin për mbledhjen e ardhshme të ministrave të Jashtëm të Evropës, në korrik, sipas një tjetër burimi diplomatik. "Ka shumë alternativa veprimi në tryezën e bisedimeve", deklaroi një tjetër burim diplomatik evropian i një rangu të lartë, duke theksuar se nevojitet "arritja në një emërues të përbashkët për 27 vendet e BE-së për t'i dhënë një sinjal Iranit. Thelbi i debatit është "të jetë plotësisht i qartë angazhimi i BE-së për zbatimin e një pakete sanksionesh shtesë të miratuara dje në OKB dhe të shikohet nëse mund të bëjë më tepër", theksoi diplomati./ /i.p/
KOMENTE