English

Berisha: Socialistë ejani në inaugurime, gjyslykët e Ramës nxijnë Shqipërinë

Laç, 10 Qershor, NOA – Premtimet për ndërtimin e shkollave të reja sipas standardeve evropiane në çdo cep të vendit me qëllim që fëmijët shqiptarë të shkollohen në mjedise moderne, e kanë drejtuar kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Laçit, në lagjen Sanxhak, ku inauguroi shkollën e re nëntëvjeçare “Gjok Elezi”.

“Qeveria është e vendosur t’ju mbështesë dhe besimin tuaj ta shndërrojë në rrugë moderne, shkolla moderne, spitale moderne, në mbështetjen e fermerëve shqiptarë, në nxitjen e turizmit”, deklaroi kryeministri gjatë inaugurimit të shkollës së re, ku mësojnë plot 744 nxënës.

Rishtas kreu i qeverisë shprehu para laçjanëve, vendosmërinë e tij, kur në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar bëri publik vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve në 1 Korrik, një premtim që për kryeministrin Berisha nënkupton rritjen të rrogave dhe pensioneve për mbarë punonjësit dhe pensionistët shqiptarë.

“Qeveria është e vendosur të punojë me përkushtim të madh për të bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur, integrimin e Shqipërisë në Evropë”, nënvizoi më tej kryeministri.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e shkollës “Gjok Elezi”, e cila i bashkohet investimeve të qeverisë në qarkun e Kurbinit, që i kushtoi buxhetit të shtetit 64 milionë lekë të reja, me plot 34 klasa të reja, 3 grupe parashkollorësh, si dhe 1 laborator modern informatike, kryeministri Berisha bëri një përmbledhje të rrugëve të reja, shkollave, ujësjellës e kanalizimeve si në asnjë vend tjetër, duke dashur të nënçmojë nihilizmin e krerëve të opozitës që mohoujnë çdo investim duke folur për krizë.

“Duhet të vini në këto inaugurime edhe si vlerësim e respekt të madh ndaj atyre që ju kanë votuar, pasi jam i bindur se do të ndihmoni edhe kryetarin tuaj, duke i thënë se janë gjyzlykët ato që ta nxijnë Shqipërinë, sepse Shqipëria po zbardhet çdo ditë e më shumë”, deklaroi nga Laçi, Berisha.

Investimet e realizuara vitet e fundit në qarkun e Kurbinit dhe qarkun e Lezhës e Mirditës kapin shifrën 53 milion euro, thënë ndryshe, 45 herë më shumë se sa investimet e realizuara nga qeveritë socialiste.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, në rrugët nacionale dhe rurale janë investuar 50 milion euro, dirsa vetëm këtë vit po përurohen investime të reja në rrugë rurale, ujësjellës, shkolla e tregje publike me një vlerë prej 608 milion lekë.

mit/NOA
KOMENTE