English

Bruksel - Be Hedh Poshtë Akuzat Si Përgjegjëse E Tensioneve Mes Turqisë Dhe Izraelit

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian hodhi poshtë akuzat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, i cili theksoi se ngurrimi i evropianëve për të integruar Turqinë në BE ka qenë përgjegjës për prishjen e marëdhënieve mes Ankarasë dhe Izraelit. "Bashkimi Evropian ka marrëdhënie shumë të mira si me Turqinë ashtu dhe me Izraelin dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve nuk kanë lidhje me ato që Bashkimi Evropian ka mes tyre'', theksoi , Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton. Ajo shtoi se ''progreset në negociatat e anëtarësimit varen nga progresi i reformave në Turqi''. Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gates theksoi dje në Londër se prishja e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit është një burim shqetësimi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE