Fier, 10 qershor, NOA – Një zënkë për motive të dobëta është kthyer në një sherr me pasoja serioze për jetën e një 25 vjeçari nga qyteti i Fierit.
Dy vëllezër Dashnor dhe Astrit Hoxha kanë plagosur me thikë shtetasin Emiljano B.Ngjarja ka ndodhur më lagjen “Apollonia” të Fier.
Sipas policisë sherri ka ardhur pas një zënke të çastit për motive të dobëta. “Shtetasi Emiljano B. është goditur me thikë në shpinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë aktualisht gjendja shëndetësore e të dëmtuarit është jashtë rrezikut për jetën.
“Nga ana e strukturave të policisë po punohet për shoqërimin e autorëve të dyshuar si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA