English

Ekon - Bqe - Trichet: Valuta Evropiane Është Shumë E Besueshme

FRANKFURT, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet mbrojti sot valutën evropiane, të cilën e cilësoi "shumë të besueshme" dhe nuk bëri publike, në ndryshim nga pritshmëritë, hollësitë mbi blerjen e obligacioneve publike nga BQE. "Euroja është një valutë shumë e besueshme", deklaroi ai gjatë një konference shtypi të mbajtur sot pas një takimi të këshillit të guvernatorëve. Guvernatorët ruajtën të paprekur në normën kryesore në 1 për qind. Vlera e jashtme me valutës së përbashkët krahasuar me dollarin ka pësuar ulje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, kjo si pasojë e krizës së borxheve në zonën euro. ''Euro është një forcë madhore për investitorët e huaj dhe të brendshëm", deklaroi Trichet. Ai gjithashtu ritheksoi përpjekjet e patundura të BQE-së në luftën kundër inflacionit. ''Vendimi, i paprecedent në historinë e institucionit ekonomik, për të blerë obligacionet e vendeve në vështirësi buxhetore nuk do të ndryshojë asnjë në këtë mandat'', u shpreh prerazi Trichet./ /i.p/
KOMENTE