English

Ekstradohet Nga Italia Një 39 Vjeçar Në Kërkim Për Rrëmbim Personi

TIRANË, 10 Qershor /ATSH / - Një 39 vjeçar nga Librazhdi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane, dënim që është njohur edhe nga Gjykata e Elbasanit. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur sot për ATSH-në se, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Torinon (Itali), ekstradoi sot nga Milano drejt vendit tonë shtetasin Flori Buzra, i dënuar nga Gjykata e Torinos me 13 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të "rrëmbimit të personit, kryer në bashkëpunim", si dhe "marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura". Sipas burimeve të mësipërme mësohet se 39 vjeçari Buzra, në bashkëpunim me shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë, kanë rrëmbyer në qytetin e Torinos në maj të vitit 2000 një shtetase italiane të mitur dhe e kanë mbajtur peng për një muaj, në këmbim të shumës prej 1 miliardë liretash që i kërkonin babait të saj. Burimet bënë të ditur se gjatë gjatë kohës që këta persona kanë kryer rrëmbimin e minorenes, është provuar nga Gjykata e shtetit italian se 39 vjeçari nga Librazhdi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas 39 vjeçari Buzra iu i dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e dhënë më parë./m.sh/s.s./
KOMENTE