English

Elbasan: Mjekët Ne Proteste Për Lirimin E Kolegut Të Tyre

ELBASAN 10 Qershor/ATSH, Miranda Sadiku/ - Rreth 100 mjekë të qendrës spitalore "Xhafer Kongoli" në Elbasan zhvilluan të enjten një protestë një-orëshe në mbështetje të kolegut të tyre, të arrestuar një natë më parë nga Policia. Kirurgu Alban Hoxha u arrestua një natë më parë si i dyshuar për "moskallëzim të krimit", pasi kishte ekzaminuar një të mitur të dhunuar nga një 23-vjeçar, që u arrestua të mërkurën. Sipas policisë, "në fshatin Shushicë, një 6-vjeçar ishte përdhunuar sistematikisht gjatë një muaji nga një 23- vjeçar, i cili më pas e kërcënonte që të mos tregonte. 23-vjeçar, M.D e kishte mashtruar të miturin teksa po shkonte në këmbë drejt vendit të punës së të jatit në breg të lumit Shkumbin". Sipas policisë, 23 vjeçari e kishte përdhunuar të miturin e më pas e kishte kërcënuar që të mos tregonte. Të njëtën gjë kishte bërë edhe këtë javë, duke e marrë me forcë 6-vjeçarin dhe përdhunuar sërisht. Pas këmbënguljes së prindërve, fëmija rrëfeu për ngjarjen e rëndë, ndaj ata bënë denoncimin në polici. Dje Policia arrestoi edhe kirurgun Hoxha, që ekzaminoi fëmijën. "Mjeku kirurg Alban Hoxha pasi kishte bërë ekzaminim e të miturit 6- vjeçar si dhe konstatuar se tek pacienti kishte shenja të marrëdhënieve sekusuale, nuk kishte njoftuar organet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme", thanë burimet e Policisë. Protesta e sotme e mjekëve konsiton në lirimin e mjekut dhe vlerësimin e figurës së mjekut në trajtimin e çështjeve të tilla. Kryetari i Unionit të Urdhërit të Mjekut, Vitri Lika tha se, stafi i Qendrës Spitalore "Xhaferr Kongoli" është tepër i indinjuar për masën e rëndë ekstreme të arrestimit të mjekut nga Prokuroria. "Si staf ndjehemi të kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës, pasi veprime të tilla të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë dhe mënyra e trajtimit të mjekut nga prokurorisë ka qenë denigruese", tha ai. Për këtë qëllim mjekët kanë ndërprerë shërbimin një orë me përjashtim të urgjencës./ch/
KOMENTE