English

Erdogan: Turqia nuk i kthen shpinën Perëndimit

Ankara, 10 qershor, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i ka cilësuar si “propagandë” pohimet se Turqia po ia kthen shpinën Perëndimit.

Diplomatët perëndimorë kanë ngritur shqetësimet se vendi me shumicë myslimane, anëtar i NATO-s, po rrëshqet, duke vënë në pah krizën me Izraelin rreth bastisjeve vdekjeprurëse në flotën me ndihma për Gazën, si dhe votën kundër të Turqisë për sanksionet e reja kundër Iranit.

Erdogan tha se akuzat e tilla vijnë nga “ndërmjetësues të një propagande qëllimkeqe”.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE