English

Fier, goditet me thikë 25-vjeçari, nuk kapen agresorët

Fier, 10 Qershor, NOA – Një zënkë banale ka bërë që dy vëllezër të qëllojnë me thikë pas shpine një shtetas tjetër, i cili fatmirësisht është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari Emiljano B., ishte paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të mjekuar plagën e marrë nga një goditje me thikë, aty ku u pikas nga shërbimet e policisë së qarkut të Fierit.

Sipas burimeve nga policia në lagien “Apollonia”, të qytetit, i plagosuri Emiljano B. ishte goditur me thikë nga dy vëllezër Dashnor e Astrit Hoxha, pas një zënieje për motive të dobëta.

Gjendja e të dëmtuarit është tashmë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa strukturat policore të fierit po punojnë për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar dhe procedimin e tyre penal.

mit/NOA

KOMENTE