Fishë Teknike- Investimet E Qeverisë Në Qarkun E Lezhës
TIRANË, 10 Qershor/ATSH/.- Qeveria ka investuar vitet e fundit në qarkun e Lezhës (në rrethet Kurbin, Lezhë dhe Mirditë) 53 milion euro, ose 45 herë më shumë se sa investimet e realizuara nga qeveritë socialiste.
Përsa i përket investimeve infrastrukturore, në rrugët nacionale dhe rurale janë investuar 50 milion euro. Ndërsa vetëm këtë vit përurohen 608 milion lekë në rrugë rurale, ujësjellës, arsim e tregje publike.
Në këtë qark, qeverisja demokratike ka realizuar 57 rrugë, 48 shkolla, 24 ujësjellës e kanalizime, 32 qendra shëndetësore e ambulanca, tregun agroindustrial, e Pallatin e Kulturës.
Për sa i përket investimeve në Laç ato janë:
- Rrugët Laç-Shën Ndou 126 milion lekë,
- Rruga Laç-Patok 224 milion lekë,
- Autostrada Milot-Laç-Thumanë 7.2 miliard lekë,
- Zgjerimi i unazës së Laçit,
- Ndërtimi i tribunës së stadiumit të Laçit etj
Ndërsa nvestimet e kontraktuara në qark janë:
- 1.1 miliard euro- impianti energjetik i Shëngjinit, Biomasa dhe interkonjuksioni;
- 200 milion euro-fabrika e çimentos "Kasa-Berberi"
- 200 milion euro-fabrika e çimentos "Gjeneral Ciment"
- 4 milion dollar-impianti i ujërave të zeza, Shëngjin
- 3.1 milion euro-Porti i Shëngjinit etj.
/m.m/