Hagë, 10 qershor, NOA - Ushtria e Republikës Serbe ka kryer genocid në Srebrenicë. Ky është vendimi që ka marrë sot Gjykata e Hagës. Vendimi i referohet verës së vitit 1995, ku ushtria serbe vrau mijëra myslimanëve në Srebrenicë.
Në vendimin ndaj shtatë oficerëve të ushtrisë së Republikës Serbe, është konstatuar se forcat e serbëve të Bosnjës, në ditët pasi më 11 korrik e kishin marrë kontrollin në Srebrenicë, në mënyrë të organizuar kanë pushkatuar më se 7 mijë burra e djem myslimanë, me qëllim që t’i eliminojnë si grup etnik.
NOA/RFE