Hagë - Tpi Dënon Dy Serbo-Boshnjakë Me Burgim Të Përjetshëm Për Gjenocid
HAGË, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për
ish-Jugosllavinë dënoi sot për gjenocid dy ish-zyrtarë ushtarakë serbo-boshnjak, Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara me burgim të përjetshëm për masakrën e Srebrenicës në korrik 1995.
"I vetmi dënim që mund të kërkohet është dënimi i përjetshëm. Ju jeni të dënuar me burgim të përjetshëm", deklaroi presidenti i dhomës, gjyqtari Carmel Agius duke iu drejtuar
ish-zëvendëskolonelit, Vujadin Popoviç, 53 vjeç dhe ish-kolonelit, Ljubisha Beara, 70 vjeç.
Pesë të akuzuarit e tjerë, katër ish-zyrtarë ushtarakë dhe një ish-zyrtar policie u dënuan nga pesë deri në 35 vjet burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./
/ec/ a.jor.