Hague: Be-Ja Duhet Të Marrë Masa Shtesë Kundër Iranit Për Çështjen Bërthamore
BERLIN, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague theksoi sot se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa shtesë kundër Iranit pas miratimit të sanksioneve nga OKB-ja.
"Mendoj se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të marrë masa shtesë për të treguar që BE është e gatshme për ketë çështje apo një tjetër çështje të përdorë fuqinë e saj në botë'', konfirmoi ai në përfundim të një takimi me homologun gjerman, Guido Westerwelle.
Dy ministrat theksuan se shefat e diplomacisë evropiane do të diskutojnë të hënën gjatë një takimi në Luksemburg./
/ec/ a.jor.