English

Irak - Të Paktën Pesë Të Vdekur Nga Një Atentat Kamikaz Në Bagdad

BAGDAD, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Tre anëtarë të milicisë anti-Kaida dhe dy ushtarakë mbetën të vdekur mbrëmjen e sotme nga një atentat kamikaz në Perëndim të Bagdadit, njoftuan sot burimet e shërbimeve të sigurisë. "Një kamikaz i cili mbante në trup një jelek me eksploziv hodhi në erë lëndën eksplozive që mbante në trup ndërkohë që u afrua në një postëkomandë kontrolli të ushtrisë dhe milicisë anti-Kida 'Sahwa'. Tre anëtarë të 'Sahwa' dhe dy trupa të ushtrisë mbetën të vdekur", njoftoi për AFP Qassem Atta, zëdhënësi i komandës ushtarake të Bagdadit. Ai shtoi se gjashtë persona të tjerë u plagosën nga sulmi që ndodhi në lagjen Amria, në Perëndim të kryeqytetit./ /i.p/
KOMENTE