English

Kishte probleme depresioni, vetëvaret në pemë 24 vjeçari

Laç, 10 qershor, NOA – Një person i vetëvarur në një pemë, është gjendur mëngjesin e sotëm në hyrje të Vaut të Dejës, rreth 300 metra larg rrugës nacionale, pikërisht në një kopsht të mbjellë me pemë.

Ngjarja e rëndë raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave i vetëvaruri mban emrin Gjovalin Hila dhe është 24 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e duhura proceduriale dhe hetimore, ku nga veprimet e para mendohet se viktima ka patur probleme depresioni e prandaj e ka ndërmarrë aktin fatal.

Nga ana e grupit hetimor u bë këqyrja e kufomës, ku rezultoi se nuk ka shenja dhune dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE