English

Kosovë - Thaçi: Të Gjithë Të Barabarë Para Ligjit

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit dhe në këtë drejtim kemi mbështetjen e plotë ndërkombëtare, tha sot Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. "Ne po punojmë me EULEX-in e me partnerët e tjerë ndërkombëtarë në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë me qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës", tha Thaçi "Drejtësia do të jetë në dispozicion të të gjithëve, në nivel të barabartë, e në të njëjtën kohë ligjshmëria do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe nuk njeh qasje politike, parti politike, etni apo pjesë të terrirorit", tha ai. Ai shprehu bindjen se "Kushtetuta e Kosovë do të zbatohet në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë territorit të vendit". /s.s./
KOMENTE