English

Kriza zbret në Kuvend, Braçe : Borxhet e qeverisë po i paguan çdo shqiptar

Tiranë, 10 qershor, NOA – Kuvendi ka nisur seancën e tij të radhës, ndërsa deputetët janë duke diskutuar në kohën e caktuar për debate të lira, kryesisht mbi krizën ekonomike në vend.

Nga ana e tij, deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë thirrje publike duke apeluar që shqiptarët të mos t’i besojnë shifrat optimiste, por të gënjeshtërta, që sipas tij jep kryeministri Berisha lidhur me borxhin dhe mirëqënien në vend.

“Plot 682 miliardë lekë të reja është shifra e borxhit që kjo qeveri ka, duke i rënë 2 milionë euro për çdo shqiptar”, tha Braçe.

Duke shtuar se “ky është standardi i kryeministrit që mburret me shifra të larta të rritjes ekonomike.

Menjëherë pas tij, ka mbërritur në seancën e sotme të paradites, fjalimi i deputetit të djathtë, Florian Mima, i cili ka qenë në të njëjtën kohë edhe zv/ministër i Financave, sipas të cilit, “ekonomia po ecën shumë mirë”.

Por sipas tij, është mania e kryesocialistit Edi Rama që të nxijë gjithçka të mirë.

n.e/NOA

KOMENTE