English

Liga Arabe akuzon Izraelin për "mizori"

Stamboll, 10 qershor, NOA - Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Moussa, tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për “mizoritë dhe sulmet e vazhdueshme” të Izraelit, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ai i bëri këto komente në një forum të Turqisë dhe Arabisë, që u mbajt në Stamboll, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, situatën në Rripin e Gazës e quajti “të paqëndrueshme” dhe tha se SHBA-të do të bëjnë publike një paketë humanitare civile për palestinezët në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

m.xh/NOA

KOMENTE