English

Masakra e Srerbrenicës, dy serbë dënohen me burg të përjetshëm

Hagë, 10 Qershor, NOA – Dy serbë janë dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, për krime të kryera në ish-Jugosllavi.

Konkretisht, bëhet fjalë për masakrën e Srerbrenicës në kuadrin e së cilës, oficerët serbë Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara, u shpallën fajtorë për gjenocid.

Bëhet me dijeni ndërkaq, se ata janë të akuzuarit e parë që dënohen nga Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara për rrethana të tilla të krimit.

Nga ana tjetër, ka qenë edhe një i akuzuar i tretë në këtë process, i cili u dënua nga kjo gjykatë me 35 vjet heqje lirie për ndihmën e dhënë në ushtrimin e gjenocidit në Srbebrenicë 15 vjet më parë, ku mijëra muslimanë boshnjakë u masakruan nga forcat militare serbe. Ndërsa 4 ish-oficerë të tjerë të ushtrisë dhe policisë u dënuan me nga 5 deri në 19 vjet heqje lirie.

n.e/NOA

KOMENTE