Australi, 11 Qershor NOA - Shikonin materiale pornografike në punë dhe kjo sikur të ishte gjëja më normale në botë. Për këtë arsye punonjësit e kompanisë ajrore “Virgin Blue”, janë shkarkuar nga detyra e tyre nga presidenti i kompanisë dhe më pas janë ankuar në gjykatë me akuzën e mungesës së një arsye bindëse për këtë vendim. Gjithçka ka ndodhur në Australi.
“Diçka e tillë ka qenë një traditë prej kohësh në këtë kompani madje lejohej dhe nga menaxherët e saj”, - pohoi një nga punonjësit e pushuar nga detyra e tij.
Në krahun tjetër drejtuesit e kompanisë ajrore pohuan se i kishin lajmëruar punonjësit e tyre për këtë fakt dhe tashmë janë në pritje të vendimit nga autoritetet përkatëse.
Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja australiane “The Age” dhe në këtë fushatë thuhet se janë pushuar 25 punonjës ku vetëm pesë nga ata kanë ngritur padi ndaj agjencisë e cila është në pronësi të Richard Branson.
Vetë gjykata ka pohuar, se shikimi i materialeve pornografike në vendin e punës është zyrtarisht kundër rregullave të kompanisë ajrore por, për tu theksuar është deklarata se “ka qenë gjithmonë një traditë në kompani dhe gjithashtu e lejuar nga menaxherët”. Një nga punonjësit e shkarkuar tha se seksi ka qenë gjithmonë pjesë e linjës ajrore, ku kjo dhe në strategjitë e marketingut të miratuara nga Branson.
“Menaxheri e dinte se qarkullonin materiale pornografike”, - tha një nga të shkarkuarit.
Tashmë mund të themi se fjala e fundit për këtë ngjarje të ndodhur në linjën ajrore “Virgin Blue”, i takon gjykatësit i cili do të japë dhe vendimin përfundimtar të saj.
r.b/NOA