English

Merita Rexha, koncert në Akademinë e Arteve

Tiranë, 10 qershor, NOA - Stina koncertore në Akademinë e Arteve vazhdon sot me një nga koncertet e fundit të tij. Koncerti për piano dhe orkestër, në interpretimin e pianistes Merita Rexha dhe orkestrës së studentëve të Akademisë së Arteve, në drejtimin e dirigjentit Alqi Lepuri.

Programi premton vepra të cilat i rikthehen repertorit si: Tablo simfonike nga Sokol Shupo ( simfonia nr.3 “Trimat e nënës”, simfonia nr.4 “vallëzon Shqipëria”). Koncerti do të prezantojë edhe vepra nga kompozitori Çesk Zadeja me veprën “Koncert për piano dhe orkestër” dhe Franz List me “Preludet”.

Pianistja Merita Rexha shprehet e kënaqur për këtë bashkëpunim me dirigjentin Alqi Lepuri, duke u ndjerë e nderuar në interpretimin e repertorit pianistik, që sipas saj merr një vlerë të veçantë kur sillen në skenë emra si Çesk Zadeja, etj.

“Është një vepër dinjitoze, muzikë e mrekullueshme e një kompozitori të madh, që I ka munguar publikut shqiptar prej disa kohësh”.

m.s/NOA

KOMENTE