English

Meta shkon në Paris, do të takohet me homologun Kushner

Tiranë, 10 Qershor 2010 NOA- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u nis për në Paris, ku do të pritet nesër nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, z. Bernard Kouchner. Meta dhe Kouchner pritet të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe, me fokus të veçantë thithjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu do të bisedohet rreth perspektivës evropiane të Shqipërisë, hapave që janë ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmbushjen e kritereve në proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, si dhe rreth mbështetjes që Franca është duke dhënë në këtë drejtim.

Dy Ministrat do të bisedojnë edhe mbi zhvillimet rajonale, ku pritet të nënvizohet rëndësia që Franca i kushton progresit në Ballkanin Perëndimor, dhe roli konstruktiv i Shqipërisë në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Gjatë takimit do të diskutohet edhe mbi bashkëpunimin në kuadër të organizatave dhe nismave ndërkombëtare, informon ministria jonë e Punëve të Jashtme.

r.n/NOA

KOMENTE