Okb - Perëdimorët Dënojnë Situatën E Të Drejtave Të Njeriut Në Iran
GJENEVË, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Irani ishte sot në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, në Gjenevë qendra e përqendrimit të kritikave të vendeve perëndimore, një ditë pas miratimit të një seri sanksionesh të reja kundër Teheranit lidhur me dosjen bërthamore nga Këshilli i Sigurimit në Nju Jork.
Ambasadorja e SHBA-së, Eileen Donahoe dënoi "mungesën e dukshme të progresit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Iran".
Ajo rikujtoi se "12 qershori do të jetë përvjetori i parë i ngjarjeve të dhunshme që u shkaktuan nga rizgjedhja e kundërshtuar" e presidentit iranian Mahmoud Ahmadinexhad, ndërkohë që manifestimet e opozitës u shtypën dhe u zhytën në gjak.
"Irani shkel angazhimet e tij ndërkombëtare në të paktën dy drejtime që janë çështjet bërthamore dhe e të drejtave të njeriut", deklaroi për shtypin diplomatja amerikane.
"Premtimet me fjalë nuk janë të mjaftueshme", theksoi ajo ashpër.
Gjatë debatit në të Këshillit të të Drejtave të Njeriut lidhur me situatën në Iran, përfaqësuesi britanik Peter Gooderham theksoi "mungesën e bashkëpunimit" të Iranit i cili refuzon të presë Raportuesit special të OKB-së mbi të drejtat e njeriut që nga viti 2006./
/i.p/