Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 10 QershorATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten:
Gazeta "Panorama"
ULEN SHPENZIMET/PAGAT DHE PENSIONET, SA DO TË RRITEN MË 1 KORRIK
Konfirmohet shtesa/Qeveria do të zvogëlojë shpenzimet e buxhetit, por do të rrisë pagat dhe pensionet. Sipas projektit të anançuar dje nga Berisha, pritet që buxheti të shkurtohet me 20 përqind në të gjitha ministritë. Parashikohet që rritja e pagave të bëhet në tre nivele, ku rrogat e ulëta të administratës të rriten me 10 përqind, pagat mesatare me 4 përqind, ndërsa pagat e larta me 1 përqind. Rritje të diferencuar nga 1 korriku edhe për pensionet.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Debati në Grupin Parlamentar të PS-së. Zgjidhet nënkryetari i Kuvendit dhe krerët e Komisioneve
SHBA: Berisha është legjitim, por duhen hapa për pajtim
Privatizimi i aseteve publike, skemë e re për ish-pronarët
Gazeta "Shqip"
BE, TAKIM I RI PËR KRIZËN
Grupi Parlamentar i Partive Popullore dhe i Partisë Socialiste Europiane ka diskutuar për tekstin e draftit final. Rama: Priten lajme të këqia. Berisha: Kultura e Bllokut dhunon votën.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Debat në Grupin e PS-së, Fino propozon Blushin
Trafiku në Tiranë/Policia i shkruan Ramës për sheshin dhe rrugët e bllokuara
Pollo: Paratë e donatorëve, me skemë të re
Gazeta "Koha Jonë"
SHBA: BERISHA, NJË UDHËHEQËS LEGJITIM
Intervista/Xhejms Stajnberg tha dje nga Uashingtoni se "Kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit" dhe kërkoi që "të shikojmë përpara". Vlerëson se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Zv.sekretari Amerikan i Shtetit i bëri thirrje pozitës e opozitës të tregojnë elasticitet që vendi të ecë përpara.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berisha: "Rama ka kthyer kulturën e Bllokut në PS"
Zv.kryeministri/Meta: Trafiku dhe menaxhimi i tij në Tiranë, skandaloz
Vëzhgim/Trafiku i Tiranës, si "breshka në garë"
Gazeta "Shekulli"
PS ZGJEDH STRUKTURAT E REJA, JA EMRAT
Grupi i PS-së me 4 nënkryetarë, zgjidhen krerët e komisioneve. Dokle, nënkryetar i Kuvendit, Fino propozoi Blushin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Paga e pensione rriten më 1 korrik
Kriza politike/Berisha: Rama po rikthen politikën e "Bllokut"
Kriza politike/Edi Rama: Kompromis, por kusht transparenca
Gazeta "Rilindja Demokratike"
MESAZHI I SHBA: TË ECET PARA, BERISHA, UDHËHEQËS LEGJITIM
Zëvendëssekretari i Shtetit, James Stajnberg, deklaron mbështetjen amerikane ndaj përpjekjeve të PE për të lehtësuar mirëkuptimin mes palëve. "Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane, krahas anëtarësimit në NATO". Departamenti i Shtetit kërkon që përpjekjet e Shqipërisë për afrim në BE të mos pengohen.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Kultura e bllokut në PS, propagandë moniste antieuropiane
Gati rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. I sëmuri i PS-së: Ja kriza.
Policia-Ramës: Trafiku po përkeqësohet, merr masa
Gazeta "Integrimi"
MË 20 QERSHOR, NIS GARA PËR KRYETARIN E RI TË LSI-së SË TIRANËS
Strukturat drejtuese të LSI-së kanë zyrtarizuar nisjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të LSI-së së Tiranës dhe të 11 njësive bashkiake. Proçesi i shpalljes së kandidaturave do të nisë më 20 qershor dhe do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator. Meta: proçesi i hapur. Zgjedhjet, ripërtëritje dhe konsolidim organizativ i LSI-së në kryeqytet.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Më 1 korrik, rritja më e madhe e rrogave dhe pensioneve për 820 mijë qytetarë shqiptarë
Sheshi/Policia e Shtetit, letër kryebashkiakut Rama: Trafiku rrugor në kaos, duhet zgjidhje
Luan Rama: Proçesi zgjedhor në parti i shërben fuqizimit të strukturave të LSI-së
Gazeta "Zëri i Popullit"
SVOBODA: PRESIM PROPOZIMET PËR KOMPROMISIN E ZGJIDHJES SË KRIZËS
Përfaqësuesi i lartë i PE kërkon që zgjidhja të vijë nga partitë politike në Shqipëri.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Rama: Kriza e shkaktuar nga korrupsioni i papërmbajtur i oborrit Berisha
Politikë/Grupi i PS-së zgjedh drejtuesit në Parlament
Kalendari i ndeshjeve të "Afrika e Jugut 2010" /e.ç/