English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Jo edhe pikë - ICO është e shqetësuar që Qeveria synon ta ndërtojë autostradën me para të privatizimit dhe të pensioneve. Piter Feith përsëri i ka shkruar Ministrit Ahmet Shala. Ai tërheq vërejtjen se këto mjete nuk mund t'i shpenzojë Qeveria si të dojë. Tituj të tjerë: Të gjithë në shënjestër - Presidenti Fatmir Sejdiu tha se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të vihen në shënjestër të drejtësisë. Ai pohoi se arrestimet nuk mund ta destabilizojnë Kosovën. Sipas Presidentit, vendi duhet ta shfrytëzojë EULEX'in për ta shkurtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tivari - Në kërkim të urdhëruesve - Njerëzit që i shpëtuan masakrës së Tivarit do të vdesin pa e ditur se kush kishte urdhëruar që të vriten 4000 shqiptarë. Pjesa jonë - Qeveria po përgatit një raport me të arriturat në vend gjatë nëntë muajve të fundit. Koment - Duam koka - Z. Kryeministër, pas adresimit publik që patët, qytetarët do të kërkojnë llogari prej jush. Zhgënjimi do të jetë i pafundmë, nëse pas premtimit që dhatë për luftimin e korrupsionit, nuk do të keni çka të tregoni në të ardhmen. Në të kundërtën, do të mbaheni në mend për të mirë. "Koha Ditore" Stafi diplomatik, në prag të riformatimit - Tre ambasadorë, para shkarkimit - Zyrtarë të lartë të Qeverisë kanë bërë të ditur se, së paku, tre ambasadorë do të shkarkohen për shkak të performancës jo të mirë gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Shkarkimi i ambasadorëve pritet të bëhet pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës Tituj të tjerë: Raportin e Progresit do ta ndryshojnë vetëm arritjet konkrete Sejdiu: Ligji nuk mund të jetë për dikë nënë e për dikë njerkë Arrestohen për korrupsion tre zyrtarë të ulët BSPK: Qeverisë po i pengon nataliteti "Vetëvendosje!" fton demonstratë për Lidhjen e Prizrenit S'ka buxhet shtesë për kulturën Foto lajmi: Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që t'i relaksojnë marrëdhëniet pas vendimit të GJND-së dhe t'i zgjidhin si evropianë çështjet me interes të ndërsjellë. "Zëri" Opozita: Thaçi shfajësohet - Analisti Ramush Tahiri vlerëson se fjalimi i kryeministrit është i pëkthyer Tituj të tjerë: Kryeministri lë vetëm mysafirin slloven - Ministri i Jashtëm slloven, Zhbogar, është befasuar tej mase kur kryeministri Thaçi e ka shoqëruar atë deri te dera e sallës së konferencave në ndërtesën e Qeverisë, por ka refuzuar të dalë para gazetarëve Gati për provokimet e Serbisë Numrat mbajnë Qeverinë Feith s'lejon kthimin e fondit pensional - Qeveria, sipas Feith, nuk mund t'i shpenzojë si të dojë paratë e fondit pensional dhe të privatizimit Editorial - Letër popullit të Kosovës Hetimet shtrihen edhe në veri "Lajm" Kryeministri për herë të parë i referohet Kosovës veriore me "Kosovë Veriore" - Termi i ri - pasojë e përkthimit - Për herë të parë kryeministri Hashim Thaçi përdor termin :Kosovë Veriore". Ky term, opozitës i tingëllon si një paralajmërim për zhvillime negative në atë pjesë, përderisa për analistët është rezultat i përkthimit nga anglishtja, meqë fjalimi i kryeministrit ka kaluar nëpër disa draftime dhe është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët. Në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës, kryeminsitri Thaçi pranoi publikisht zhgënjimin dhe lëkundjen e besimit të qytetarëve për qeverinë që ai drejton. Tituj të tjerë: Ngërç politik në Prizren - Pozicione të betonuara Qëndrimi i SHBA-ve për Kosovën nuk ndyshon - Ndarja, as që diskutohet Në mungesë të buxhetit, angazhohen kompani private për auditim - Auditori s'ka kapacitete Ministria e Arsimit nuk parasheh nxjerrjen e një abetareje të vetme për mbarë shqiptarët - Harmonizim, jo njësim Arrestohen tre zyrtarë të dyshuar për krime ekonomike - Keqpërdorën 300 mijë euro "Bota Sot" Bukoshi: Le të prijë Kryeministri dhe të shkojmë në Leposaviq! - Për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (Leposaviqi është komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës) Tituj të tjerë: Sejdiu mbështet shënjestrimin e shkelësve të ligjit - Presidenti inkurajon kryetarët e komunave EULEX-i shtrin hetimet per krime edhe në Veriun e Kosovës Nuk jam "zëvendës" sa për numër as në parti, as në Qeveri! - Intervistë: Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër "Hallakamë!" në gjykata e prokurori, "fryhen" dosjet e hetimeve për krime! Shqiptarët nuk janë antievropianë, përkundrazi Mbi institucionalizmin - Editoriali "Tribuna shqiptare" Në Ferizaj dhe Pejë policia arreston zyrtarë institucionesh - Tre të arrestuar për korrupsion Tituj të tjerë: Zhbogar vizitoi Kosovën - Mbështetja sllovene Tiranë - Kërkesa e rrezikshme Prishtinë - Ndarja as që diskutohet Shkup - Heshtja e pashpjegueshme Progres pas Raportit të Progresit EULEX shtrin hetimet në veri "Infopress" Shembulli slloveno-kroat - Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, vizitoi Kosovën Tituj të tjerë: Ndarja as që diskutohet Ligji për të gjithë Raport pozitiv të Progresit Zgjerohet biznesi slloven në Kosovë Me nderime dhe respekt të madh, miqtë, bashkëpunëtorët dhe familjarët e shkrimtarit dhe publicistit Rexhep Zogaj, i dhanë lamtumirën e fundit Kriza financiare mund t'i ngadalësojë donacionet "Epoka e Re" Ndodhi edhe kjo - Sipas KTV-së, tash Limaj doli perfekt! - Limaj, jashtë çdo mundësie për arrestim, thanë burime të gazetës Tituj të tjerë: Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së shkrimtarit Rexhep Zogaj - Zogaj ka lënë një vepër të madhe Kolegji Penal i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka liruar nga burgu ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Latif Gashin - Lirohet Latif Gashi, shkon për trajtim kirurgjikal në Shqipëri "Kosova Sot" Favorizimet politike në procedurat e prokurimeve publike - Tenderomania rrezikon bizneset Tituj të tjerë: Gjykata komunale shkel ligjin Bisedoni pas GJND-së Deputetët në pension në moshën 50-vjeçare Edhe 8 ditë afat për antenat ilegale Editoriali - Hendeku mes pushtetit dhe qytetarëve /s.d/
KOMENTE