English

Patozi-Ruçit: Shikoni botërorin dhe mësoni si sillen humbësit

Tiranë, 10 qershor, NOA – Debatet e sotme në Kuvend në lidhje me kizën politike kanë sjellë replika të forta mes krerëve të grupeve parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, pas fjalimit të Gramoz Ruçit, ku ky i fundit kërkoi hapjen e kutive, u bëri thirrje deputetëve të PS që t’i lënë të qetë shqiptarët. Ai u shpreh se mazhoranca është e gatshme të respektojë çdo kërkesë legjitime të opozitës.

“Nesër fillon kampionati botëror. Do t'ju lutesha të mos i bezdisni shqiptarët. Mos i bezdisni në këto ditë të kampionatit me historitë e kutive, krizës etj. Mos u bëni qesharakë”, u shpreh kreu i grupit të PD-së, Patozi.

Nga ana tjetër i ka theksuar se loja e futbollit mund të shërbejë dhe si mësim për opozitën duke mësuar si të humbasë.

“Kampionati botëror si evenimenti më i madh sportiv ka disa elementë që mund t’u vijnë në ndihmë edhe juve. Kur dikush humbet i jep dorën tjetrit që fiton dhe vazhdon përgatitjen për herën tjetër, kush është arbitri etj”, u shpreh Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.

m.xh/NOA

KOMENTE