English

Policia maqedonase dënon dy shqiptarë nga Pogradeci

Shkup, 10 qershor, NOA- Dy qytetarë nga Pogradeci janë dënuar me 30 ditë burg nga autoritetet maqedonase.

Bëhet fjalë për dy persona G.C, 24 vjeç dhe A.O 18 vjeç, raporton agjencia INA. Dënimi i tyre është bërë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Ohër. Padia penal kundër tyre ka të bëjnë me vjedhje të kryera në tre raste.

Sipas SPB-së në Ohër, më 30 maj të këtij viti, në orët e pasdites, shtetasit shqiptar pa dokumente identifikimi, kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedono-Shqiptar, me qëllim për të kryer vepra penale-vjedhje, në fshatin Lubanishtë.

Sipas policisë ata kanë sjellë me vete leva dhe mjete tjera për të mundësuar vjedhjen. Gjatë tentimit të kryerjes së vjedhjes janë zbuluar dhe kapur nga policia kufitare dhe janë dorëzuar në Ohër për procedurë të mëtejme.

“Të pandehurit, së bashku me katër persona tjerë, gjatë muajit prill të këtij viti, disa herë pasi kanë kaluar kufirin ilegalisht, kanë prishur me levë dhe kazmë disa shtëpi në Lubanishtë dhe kanë kryer vjedhje, duke marrë pajisje shtëpiake, armë, dokumente udhëtimi dhe identifikimi, para dhe mjete tjera të vlefshme”, thuhet në padinë e policisë maqedonase ndaj shqiptarëve.

m.xh/NOA

KOMENTE