English

Policia: Tre Persona Nën Hetim Për Abuzime Me Pronat

TIRANE, 10 Qershor/ATSH- Tre persona, nga të cilët një funksionar në Hipotekë, janë marrë nën hetim sot nga policia dhe prokuroria e Tiranës si të dyshuar për abuzime lidhur me një çështje pronësie. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se, në kuadër të operacionit të koduar "Sporteli i Hapur", i realizuar në bashkëpunim me Njësinë Hetimore Taks Forcë në Prokurorinë e Tiranës, u arrestuan shtetasit: Shkelqim Petrit Levanaj, 45 vejc, dhe Orion Sotiraq Kolezi, 29 vjec, banues ne Tirane. Këta persona, sipas policisë, dyshohen se në bashkëpunim me njërin- tjetrin si dhe me disa të tjerë mes tyre punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluatjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga një qytetar, një shumë parash prej 50 mijë lekësh, në këmbim të lëshimit të një vërtetimi hipotekor, për një apartament të ndodhur në Tiranë. Ndërkohë që ndaj tyre është marrë masa e arrestit për konsumim të veprës penale të "ushtrimit të ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "fallsifikim i vulave, stamapave ose formlareve". Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi do të fillojë ndjekja penale ne gjendje të lirë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës ", për shtetasin : Altin Spaho, 38 vjec, banues ne Tirane, me profesion inxhinier dhe detyre Zevendes Regjistrues ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Tirane. Të dyshuarve iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale një shumë prej 50 mije lekësh, nje automejt e tipit "benz " me targa te huaja, 3 cope celulare sio dhe një numër i konsiderueshem formularësh të plotësuar dhe të pa plotesuar certifikatash dhe vërtetimesh të hipotekës. Nga të njëjtat burime mësohet se, grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve abuzive dhe korruptive të personave te implikuar . a.m
KOMENTE