English

Rivitalizimi I Rajonit Të Brezovicës, I Rëndësishëm Për Ekonominë E Kosovës

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Shefi i Zyrës ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, Renzo Daviddi, theksoi të enjten, gjatë një mbledhjeje për rivitalizimin e rajonit turistik të Brezovicës, se "rivitalizimi i këtij rajoni është i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës". Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, premtoi se Qeveria do të ofrojë përkrahje për përmirësimet e nevojshme në infrastrukturën publike të Brezovicës. Bëhet e ditur se Zyra ndërlidhëse e KE-së ka kontraktuar një kompani të specializuar për të hartuar një plan zhvillimor për këtë rajon. Ajo ndërkohë do të ndihmojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit për të organizuar një konferencë të investitorëve për këtë zonë gjatë vitit 2010. Brezovica është një rajon malor turistik, përfshirë terrenet e rrëshqitjes me ski, si dhe Shërpcën, komunë me shumicë serbe, në jug të Kosovës./s.s./
KOMENTE