English

Rusia Bllokon Një Kontratë Për Furnizimin E Iranit Me Raketa S-300

MOSKË, 10 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia do të bllokojë kontratën për furnizimin e Iranit me raketa S-300 pas miratimit të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, njoftoi sot një burim në Shërbimin Federal të bashkëpunimit ushtarak, i cituar nga agjencia Interfax. "Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet nga të gjitha vendet dhe Rusia nuk bën përjashtim. Prandaj, kontrata për furnizimin e raketave tokë-ajër S-300 për Iranin do bllokohet", bëri të ditur ky burim. Moska dhe Teherani kanë rënë darkord shumë kohë më parë për furnizimin me raketa S-300. Megjithatë, Rusia nuk i ka dhënë asnjëherë këto armë, duke nxjerrë si arsye probleme teknike. Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë shprehur kundër kësaj kontrate, sepse ky sistem shumë i sofistikuar do t'i bënte të mundur Teheranit të mbrojë me shumë efikasitet objektet e tij bërthamore. /I.Pu.
KOMENTE