English

Serbi - Policia Arreston Një Anëtar Të Rëndësishëm Të Klanit Të Zemunit

BEOGRAD, 10 qershor /ATSH-MIA/ - Policia serbe arrestoi anëtarin e rëndësishëm të klanit të Zemunit, Milosh Simoviç, ndërkohë që ky i fundit po përpiqej të kalonte ilegalisht kufirin serbo-kroat në Morovicë. Policia serbe e kërkonte prej shtatë vitesh Simoviçin, ndërkohë që autoritetet kroate arrestuan një tjetër pjesëtar të klanit të Zemunit, Sretko Kaliniç. Dy pjesëtarët e klanit janë dënuar me 30 vjet burg në mungesë për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç. Ata janë dënuar edhe me 40 vjet burg në procesin kundër klanit të Zemunit për shkak të pjesëmarrjes në 19 vrasje, tre rrëmbime dhe dy raste terrorizmi./ a.jor.
KOMENTE