Shba: Katastrofa Në Gjirin E Meksikës Nuk Krijon Tensione Me Londrën
UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Përgjegjësia e kompanisë britanike BP në katastrofën ambientale në Gjirin e Meksikës, nuk do të shkaktojë tensione ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Philip Crowley.
Zëdhënësi amerikan deklaroi se "problemi qëndron ndërmjet SHBA-së dhe një kompanie private dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me aleatin e saj më të afërt".
/e.v/