English

Shkup - Ivanov Dhe Tadiç Diskutojnë Situatën Në Rajon

SHKUP, 10 qershor /ATSH-MIA/ - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov priti dje në mbrëmje homologun e tij serb, Boris Tadiç, i cili zhvilloi një vizitë jozyrtare në Shkup. "Takimi i dy presidetëve është vazhdim i dialogut të vazhdueshëm politik në nivelin më të lartë dhe i marrëdhënieve personale mes dy presidentëve. Në takimin e punës janë shqyrtuar shumë çështje në sferën bilaterale dhe në atë me interes rajonal", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ivanovit. Dy presidentët ranë dakord për bashkëpunim më intensiv në prag të samitit të qershorit të Këshillit të BE-së dhe e përsëritën domosdoshmërinë për integrim të përshpejtuar të rajonit, si kusht kryesor për stabilitet dhe paqe. Presidenti serb, Tadiç u takua edhe me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski./ a.jor.
KOMENTE