English

Skandal në Londër, 3 mashtrues shesin hotelin e famshëm “Ritz”

Londër, Angli, 11 Qershor NOA - Kërkonin të realizonin vjedhjen e hotelit “Ritz”, një nga monumentet në Londër. Dhe këtë po e bënin duke e nxjerrë hotelin e famshëm në shitje. Çmimi ishte marramendës, 250 milionë paund.

Por asnjëri prej tre personave të përfshirë në këtë skandal, nuk kishte asnjë fije pronësie në këtë hotel. Thjesht, ata po mashtronin dhe po shisnin me letra një pronë dhe ndoshta më tej do të zhdukeshin në ishujt meksikanë a gjetkë.

Ky mashtrim është kapur dhe tani është kthyer në një subjekt gjyqi në Londër, me tre të pandehur, ku dy prej tyre janë hequr si ndërmjetës të pronarëve të ndërtesës, Sir David dhe Sir Frederick Barclays, kurse i treti luante rolin e një avokati.

Një blerës në fillim i dha këtij grupi mafioz një milion paund në vitin 2006, por pastaj e kuptoi këtë mashtrim. Kohët e fundit, u ofruan dhe më shumë, por kur ofertat po i afroheshin shumës marramendëse, mashtrimi nisi të bjerë erë dhe që të tre guximtarët, përfunduan në sallën e gjyqit.

r.b/NOA

KOMENTE