English

Topi takon Idrizin, diskutohet Çështja Çame

Tiranë, 10 qershor, NOA – Pretendimet e komunitetit çam për pronat dhe mosnjohja e të drejtave të tyre nga shtetit grek do të jenë objekti i takimit mes Presidentit Bamit Topi dhe Kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Presidenca njofton se takimi mes Topit dhe Idrizit do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Ndërkohë që burim nga Presidenca thanë për agjencinë NOA se tema e takimit do të jetë qëndrimi i shtetit shqiptarë ndaj Çështjes Çame.

Partia për Drejtësi dhe Unitet ka nisur prej kohësh një fushatë sensibilizimi për të marrë mbështetjen e autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare për të zgjidhur problemin çam.

Pak kohë më parë, kreu i PDU-së zhvilloi një takim dhe me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ku kërkoi mbështetjen e diplomacisë shqiptare për zgjidhjen e pretendimeve të komunitetit që është dëbuar nga Greqia gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

m.xh/NOA

KOMENTE