English

Van Rompuy: Bashkëpunimi Rajonal Faktor Kyç Për Eurointegrimin E Ballkanit Perëndimor

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-MIA/ - Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të ndiqet me përpjekje serioze për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, deklaroi kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompyu, pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Van Rompuy kujtoi se ditët e fundit në këtë rajon janë bërë një varg hapash pozitivë duke theksuar këtu suksesin e referendumit në Slloveni për marrëveshjen e arbitrazhit me Kroacinë si dhe konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme në Sarajevë, nga ku u dha një mesazh i qartë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. "Stabiliteti dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor janë faktorë kyç për BE-në", tha Van Rompuy./ a.jor.
KOMENTE