Vatikan - 15 Mijë Priftërinj Në Sheshin Shën Pjetër Për Vitin Priftëror
QYTETI I VATIKANIT, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Pesëmbëdhjetëmijë priftërinj nga e gjithë bota janë mbledhur sot në sheshin Shën Pjetër, ku në orën 20:30 filloi një lutje e përbashkët për fundin e Vitit priftëror, të cilës në orën 21:30 do t'i bashkohet edhe papa Benedikti XVI.
Aktiviteti do të zgjasë deri pas orës 22 dhe nesër do të pasohet nga një meshë masive në të cilën do të marrin pjesë të gjithë të pranishmit.
Papa do të hyjë në shesh me makinën e tij personale, më pas, pas një përshëndetje me prefektin e Kongregacionit të Klerit, imzot Claudio Hummes, dhe pas leximit të Ungjillit, do t'i përgjigjet disa pyetjeve nga priftërinj me kombësi të ndryshme.
/e.v/